Veliaj premton Stadium, Pallat Sporti dhe Polin e Drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin në tre prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi”, Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi” si dhe Polin e ri të Drejtësisë

 Disa investime të mëdha që do të bëheshin në Tiranë ishin harruar. Bulevardi i ri apo zgjerimi i Zogut të Parë ishte një projekt i cili do të plotësohej edhe nga disa godina të mëdha shtëtërore që do ti jepni hov zonës. Poli i ri i drejtësisë do të ishte pikërisht në këtë zonë, por që ende nuk është hedhur asnjë themel edhe mandje e harruar për shumë vite. Dje ka qenë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili ka kujtuar këtë projekt por edhe një sërë investimesh të tjera që i premton për mandatin e tij të tretë. Në një takim me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin tek projekti i rëndësishëm për Tiranë, Veliaj veçoi Piramidën, e cila sipas tij pritet të hapet në Prill. Ai foli gjithashtu, edhe për zonën e Bulevardit të Ri, ku është rikthyer ideja për të vendosur aty godinat publike të Drejtësisë. “Do i rikthehemi idesë së Polit të Drejtësisë dhe për këtë do të shfrytëzojmë Bulevardin e Ri. Tashmë, kemi piketuar disa hapësira për gjykatat e reja të Tiranës. Po të shikosh Gjykatën e Lartë të vendit, është future si me lugë këpucësh mes rr. “Myslym Shyri”. Kjo s’është normale. Për panairet kemi vetëm Pallatin e Kongreseve. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Na duhet një ‘Convention Center’. Vetëm vitin e kaluar, me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ne kishim kongrese, seminare dhe simpoziume nga më të ndryshmet. Na duhet një qendër e mirëfilltë e panaireve dhe konventave, nëse duam që Tirana të vazhdojë të ecë përpara me turizmin. Na duhet të zhvillojmë tekno-parqet dhe gjithashtu, një pjesë të industrisë fin-tech, pra të atyre që bëjnë programime, që punojnë me sistemet bankare dhe sigurisht disa hotele,” deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  "Ti gjysmën e qeverisë e ke në burg"-Rama i përgjigjet komentuesit:Me çfarë metri e mat?

Investimi i stadiumeve

Kryetari i bashkisë Erion veliaj gjatë takimit me arkitektët ka folur edhe në dy prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”. “Sot dua të lajmëroj se duam të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit. Është një hangar – Jam i sigurt se edhe aty do të plasë histeria, por ju lutem më ndihmoni t’u dalim përpara gjithollogëve e t’u themi: Po prisni more, se është hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë. Në vitet e vështira të komunizmit u përshtat si një arenë sportive, por sot është komplet e degraduar. Tani jemi Qyteti Europian i Sportit, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023”, tha ai. Veliaj shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me stadiumin “Selman Stermasi”. “Aty duam të krijojmë një hapësirë tjetër të ngjashme me Arenën Kombëtare, ku filozofia e Marko Kazamontit ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime; pra, një hapësirë që përdoret vetëm një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që përdoret 24/7 nga bizneset, nga Qendrën Tumo, nga kompania ‘Lufthansa Industry Solutions’, nga restorantet, baret me radio, me televizione, me portale; pra, lloj-lloj industrish, që gëlojnë aty, plus edhe një fushë të gjelbër ku luhet futboll. Kjo filozofi besoj se ka qenë një super shembull në qytet. Besoj se ajo zonë është nga zonat më tërheqëse të Tiranës, ku sot kemi një hapësirë të ‘vdekur’, që gjallërohet vetëm një herë në javë me një ndeshje dhe vetëm për komunitetin e sportdashësve, jo për komunitetet e tjera”, argumentoi kryebashkiaku.

Të fundit

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë...

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

Lajme të tjera

Web TV