Tërheqja e mazhorancës nga dekreti, Ambasada e SHBA: E mirëpresim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar mbi vendimin e mazhorancës për të mos rrëzuar për momentin dekretin e presidentit Ilir Meta që kthen për shqyrtim ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ambasada thekson se e mirëpret vendimin e mazhorancës derisa të zyrtarizohet opinioni i Komisionit të Venecias.

Në reagimin e Ambasadës përshëndetet edhe qëndrimi i presidentit Meta për një vendim pozitiv të BE-së për hapjen e negociatave.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, bëri me dije se mazhoranca është tërhequr nga vendimi për rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për të mos pranuar ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve.

“Deri në marrjen e opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i kthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias”, shprehet Balla.

Përveç ndryshime në ligjin për betimin e gjyqtarëve, ku mazhoranca kërkon të zhbëjë detyrimin që çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet para Presidentit për të marrë detyrën, palët i janë drejtuar ‘Venecias’ edhe për përplasjen për emërimet në këtë gjykatë.

Lexo edhe :  Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri

Meta përzgjodhi Marsida Xhaferllarin në gjykatën më të lartë të vendit, por mazhoranca pretendon se vendi i takon Arta Vorpsit.

Presidenti akuzon për një “grusht shteti” të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye ka kallëzuar në SPAK, Etilda Gjonajn, ministre e Drejtësisë, si dhe Ardian Dvoranin, kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi.

Mazhoranca nga ana tjetër hedh poshtë akuzat dhe pretendon se presidenti Meta po bën çdo përpjekje për penguar reformën në drejtësi dhe për të vonuar ngritjen e institucioneve.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Lajme të tjera

Web TV