Celibashi: Të ndryshohen me ligj investimet publike në fushata zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankimimet në zgjedhjet e kaluara parlamentare për përdorimin e investimeve publike në fushatën zgjedhore duket se kanë bërë KQZ të kërkojë ndryshime në ligj.

Ilirian Celibashi thekson se duhet përcaktim i qartë mes angazhimit në politikë dhe aktiviteteve administrative.

“Një përmirësim i legjslacionit për këtë çështje ka nevojë të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë se çfarë është ndaluar dhe çfarë është e lejuar. Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër për ta përgatitur aktin normativ, mendoj se KQZ ia ka dalë që të vendosi disa barriera për sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore.”, theksoi kryekomisioneri zgjedhor.

Madje ai kërkon që të jenë dhe vetë kandidatët që duhet të bëjnë kujdes në këtë ndarje.

“Të vlerësojnë natyrën e aktiviteteve që ata zhvillojnë dhe të shikojnë nëse kjo veprimtari është tërësisht dhe qartësisht politike, është tërësisht administrative. Sepse disa prej tyre kanë dhe detyrimin jo vetëm rastin e kandidatëve për kryetarë bashkishë, të cilët janë në detyrë, por në përgjithësi për funksionarët e lartë publikë, apo dhe të tjerë që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë publike. Për shkak të obligimit për të informuar publikun dhe për të promovuar projekte të caktuara që janë me interes për publikun që të kenë informacion për to”, u shpreh Celibashi.

Një rol më të rëndësishëm sipas tij në këtë fushë do të duhet të kenë dhe vëzhguesit e pavarur.

“Edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile të kenë një rol më institucional në këtë proces. Dhe ndoshta, kjo është një ide që brenda stafit të KQZ-së është diskutuar, në një të ardhme të caktuar jo të largët shoqëria civile të jetë ajo që bën si të thuash vlerësimin paraprak dhe e paraqet çështjen për një vlerësim përfundimtar dhe final në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Lexo edhe :  “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Jemi në fund të rajonit, arsimi prioriteti ynë

Ilirjan Celibashi shton se organizatat duhet shkojnë përtej raportimeve.

Të fundit

Sondazhi-Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë?/ Ja si renditen Rama dhe Berisha

Një sondazh i publikuar nga  Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se cilin nga politikanët mbështesin më shumë...

Kneecap merr 17 nominime për çmimet e Akademisë së Filmit dhe Televizionit Irlandez

Biopic Kneecap, i nominuar për filmin më të mirë ndërkombëtar dhe këngën më të mirë origjinale, mori 17 nominime në Çmimet e Akademisë së...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.8 është rregjistruar këtë të martë rreth orës 19:11. Mësohet se epiqendra është në Ballgjin, në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, thellësia fokale...

Masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump

Me dyzet e tetë kilometra gardhe të përkohshme, 25,000 oficerë policie dhe postblloqe sigurie të vendosura për të kontrolluar qindra mijëra spektatorë, Uashingtoni është...

Blinken paraqet planin për qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 janar paraqiti planin për menaxhimin e Gazës në periudhën e pasluftës, duke thënë se administrata në...

Lajme të tjera

Web TV