8 Marsi, avokatët ofrojnë shërbime falas për gratë e dhunuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur të kishte kërkuar ndihmë, sikur të ishte divorcuar dhe të kishte marrë urdhrin e mbrojtjes, sikur, sikur… Janë të gjithë skenarë hipotetikë që ngrihen pas çdo lajmi tragjik që shënon viktimën e radhës; një grua. Burri vret gruan me thikë për xhelozi, pas divorcit ish-bashkëshorti vret gruan dhe vëllanë e saj, për konflikte prone burri e lë të vdekur gruan me goditje leve…Edhe ky vit hyri tragjikisht, duke shënuar të tjera vrasje në familje dhe gra që mbyllin përgjithnjë sytë, duke u shndërruar në statistika tremujorësh.

Ndërsa tema që Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur për 8 Marsin e 2020-s është “Gjenerata Barazi. Të kuptuarit e të Drejtave të Gruas”, në Shqipëri lufta e gruas është ende tek e drejta më bazike; e jetës.

Histori të trishta grash dhe vajzash, që nuk munden dot të ngrenë zërin, që nuk kanë mundësi financiare për t’u përfaqësuar me avokatë në një sallë gjyqi për të kërkuar të drejtën e tyre, si në raste të ushtrimit të dhunës ashtu edhe në divorce, i çuan avokatët e studios ligjore “ MUJA& Associati”, të çelnin dyert për të gjithë ato raste të pamundura.

Duke nisur nga e hëna pas “8 Marsit”, kjo studio ligjore ofron konsulenca dhe shërbime ligjore për gra dhe vajza, që nuk kanë mundësi t’i përballojnë financiarisht.

“Pas çdo lajmi që dëgjoja në media, më vinte pyetja: “Ku shkojnë ato gra dhe vajza, që nuk kanë mundësi të mbrojnë as veten e jo më të paguajnë një avokat? Po ato gra të divorcuara që nuk marrin pensionin ushqimor, për t’u siguruar jetesën fëmijëve dhe për të vijuar jetën me dinjitet?”, rrëfen avokati Ervin Muja, i diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin “Bicocca” të Milanos.

“Kështu mendova me kolegen të hapnim dyert e studios sonë dhe të ofrojmë shërbime ligjore, pa asnjë kosto për to”, vijon avokati ndërsa nisma është krejt private dhe e pambështetur nga asnjë institucion apo OJF në mbrojtje të grave.

“Si vajzë, si grua ndiej obligimin të jap ndihmesën dhe ekspertizën time profesionale për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen, për t’iu kthyer dinjitetin që meritojnë dhe për t’iu përcjellë mesazhin se ato nuk janë vetëm”, thotë avokatja Matilda Balliu, e sapo kthyer nga Torino, ku përfundoi studimet Master, në fushën e Jurisprudencës.

Të dy avokatët thonë se nuk do ta ndalin nismën vetëm gjatë marsit, por shtojnë se çdo muaj do të përfaqësojnë nga një çështje, që përfshin gra të dhunuara apo raste divorcesh ku gruaja nuk ka mundësinë e pagesës së një përfaqësuesi ligjor.

Lexo edhe :  Njohja e viteve të punës para 1994/ Gonxhja: Eliminohen mijëra procese gjyqësore në vit

Ata shtojnë se çdo njeri duhet të ketë mundësinë e përfaqësimit dhe se Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Nga statistikat botërore, Shqipëria ka numrin më të lartë të vrasjeve të grave nga partnerët, në krahasim me vendet e tjera në Evropë. Të dhënat e Studimit Global mbi Dhunën në Bazë Gjinore tregojnë se niveli i vrasjeve nga partnerët është 0.7 për 100.000 mijë gra.

Të dhënat e INSTAT dhe UNDP, të përditësuara me raportimet në media dhe polici tregojnë se nga viti 2010 deri më sot, në më shumë se 70% të rasteve, gratë vriten nga partnerët.

Në lidhje me përjetimet aktuale të dhunës, se 1 në 3 gra, ose 36,6% e grave përjetonin “aktualisht” dhunë. Në veçanti 1 në 3, ose 36,7% e grave, që ishin ose kishin qenë të martuara, ose që jetonin me një partner mashkull përjetonin “aktualisht” dhunë në familje nga partneri intim 61,8% e grave, që kishin qenë në një marrëdhënie me një mashkull, por pa u martuar përjetonin “aktualisht” dhunë gjatë marrëdhënies dashurore.

Dhuna është edhe një nga shkaqet kryesore të divorceve në Shqipëri, numri i të cilëve është është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90.

Afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Shifër që edhe pse më e ulët se në vendet perëndimore, has në problematika të rënda të kushteve të këqija ekonomike dhe sociale.

Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Rreth 85% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në gjykatë regjistrohen nga gratë

Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij procesi. Nënat ndeshen me së shumti me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit hasin pengesa në takimet me fëmijët. Janë këto shqetësime të ngritura nga psikologë, përmbarues dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Dobitë e barazisë gjinore nuk janë vetëm për gratë dhe vajzat, por për këdo që jeta do t’i ndryshojë nga një botë më e drejtë, ishte mesazhi i shefes së UN Women, vitin e kaluar.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres, shekulli 21, duhet të jetë shekulli i barazisë për gratë.

Më 8 Mars gratë treguan dhe tregojnë forcën e tyre! Që kjo ditë të mos jetë vetëm një festë, por një thirrje për dëgjesë, për barazi. Ashtu siç thonë sloganët feministë se “E ardhmja është grua”, e ardhmja duhet të jetë drejtësi për të gjithë!

Të fundit

Pema tradicionale e Vitit të Ri, sa ka ndryshuar tradita para e pas viteve 90

Muaji dhjetor është muaji i festave, që si simbol ka pemën e Vitit të Ri, një traditë kjo e...

Hapen burgjet, Edi Rama tjetër amnisti, ja kush përfiton nga projektligji

Në prag të zgjedhjeve por me argumentin e mbipopullimit dhe kostos, shumica socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për të “hapur” burgjet. Kryetari i...

Hapet sot unaza e madhe e Tiranës, shpejtësi deri 90 km/h

Unaza e Madhe e Tiranës me një gjatësi totale 28.7 kilometra merr formën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur sot. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar,...

Euro në greminë, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Sot, më 30 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar...

Lajme të tjera

Web TV