Është vakti më i rëndësishëm i ditës, por ja çfarë duhet evituar për mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e dimë tashmë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai na mbush me vlerat ushqimore dhe energjinë që duhet gjatë gjithë ditës. Megjithatë, ka disa produkte ushqimore që duhet t’i evitoni në mëngjes.

Kosi dhe nënproduktet e tjera të qumështit

Nëse konsumoni kos në mëngjes me stomak të zbrazët i shkatërroni bakteret e thartirës së qumështit. Pra, me konsumimin e kosit dhe të nënprodukteve të tjera nuk do t’i bënit mirë organizmit tuaj.

Kastravecë dhe perime të gjelbra

Perimet e freskëta janë të pasura me aminoacide. Mirëpo, ato mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje në stomak.

Sheqeri ngre nivelin e insulinës gjë që dukshëm shton presionin në pankreas, i cili sapo është “zgjuar”. Veprimi i konsumimit të ëmbëlsirave me stomak të zbrazët mund të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Pije të ftohta të gazuara

Nëse në mëngjes pini pije të ftohta të gazuara, mund t’ju dëmtojë mukozën dhe të ulë qarkullimin e gjakut në stomak.

Ndërkohë një alternativë shumë e mirë për vaktin e mëngjesit janë petullat. Petullat janë një nga ushqimet më të preferuara të shumë njerëzve. Ato janë një zgjedhje shumë e mirë për vaktin e mëngjesit, pasi janë shumë të lehta për t’u gatuar dhe shumë të shijshme. Petullat përmbajnë disa lëndë ushqyese që mund të ofrojnë një sërë përfitimesh për shëndetin tonë.

Nëse nuk e dini, petullat përmbajnë shumë karbohidrate, që ndihmojnë të kemi shumë energji. Dhe kjo është një nga arsyet se pse njerëzit mendojnë se petullat janë të pashëndetshme. Nëse bëni petulla me grurë të plotë, atëherë mund të hani edhe më shëndetshëm, pasi petullat me grurë integral përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në nivelin e sheqerit në gjak.

Lexo edhe :  Shtohen tumoret në aparatin tretës! Mjekët: Duhen më shumë kontrolle

Vendosja e rutinës së ngrënies së mëngjesit të shëndetshëm për fëmijët e tyre, për shumicën e prindërve është një sfidë. Jo rrallë fëmijët shfaqin dëshirën për ngrënie ushqimesh nutritive të varfra që janë të pasura me sheqer të rafinuar apo refuzojnë ngrënien e mëngjesit, ndërsa prindërit në mungesë kohe dhe durimi dorëzohen. Ky është gabimi i parë që duhet përmirësuar, sepse mëngjesi i rregullt dhe i shëndetshëm do t’i sjellë përfitime fëmijës. Anashkalimi i këtij vakti çon në përqendrim të keq dhe në kujtesë të dobët, obezitet apo mesvakte të pashëndetshme.

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV