Babain ia vrau gjyshi, nëna në burg/Kush është 20 vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur një natë më parë në Tiranë. Mësohet se viktimë ka mbetur Enjon Saliaj, i cili është djali i Kudret Saliajt. Ky i fundit u vra nga vjehrri i tij ndersa edhe ish gruaja është në burg si bashkepunuese ne krim.

Kudreti ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, që solli edhe ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Sa i takon viktimës vetëm 17-vjeç, ai u përplas mbrëmjen e djeshme nga një makinë teksa po levizte me motor.  Shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

  Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund...

Berisha takohet me “kancelarin” e ri

  Partia Demokratike po e shndërron protestën në mjetin kryesor të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në vend të takimeve elektorale tradicionale, opozita ka...

Ndikimi i pezullimit të fondeve amerikane dhe mbështetja për SPAK

Ndër institucionet që nuk do të financohen më nga SHBA, të paktën për një periudhë 90 ditore, janë institucionet e reja të drejtësisë, veçanërisht...

Parashikimi i horoskopit 4 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Koha për të eksploruar vende të reja ka ardhur dhe shkuar. E sotmja ju ofron një mundësi të mrekullueshme për të komunikuar idetë tuaja...

Lajme të tjera

Web TV