Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një ndjekje prej disa minutash nga uniformat blu.
40-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur makinën dhe për të dalë prej saj, por i dha gaz automjetit duke e drejtuar me shpejtësi, ndërsa policia iu vu nga pas por pa mundur t’ia arrinte.
Megjithatë, ndihmën më të madhe e ka dhënë një qytetar i cili teksa po shtësite për vrap ndalon në mes të urës 40-vjeçarin duke e plasur në tokë.
Më pas autori që ndiqej nga policia është vënë në prangat e efektivëve për t’u dërguar në rajonin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur Mermaid Waters të Australisë.