Moti i keq shkakton tragjedi/ I merr rrjedha e ujit, ndërrojnë jetë 3 të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E trishtë në Liban. 3 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Mësohet se tre fëmijë sirianë janë mbytur sot në një pellg pranë kampit të refugjatëve Kaa në Libanin lindor, pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën zonën.

“Dy vëllezër që po laheshin në pellg u mbytën, ashtu si kushëriri i tyre që u përpoq t’i shpëtonte”, tha kryetari i bashkisë.

Të tre djemtë ishin nën moshën 10 vjeç. Ata u gjetën nga ushtarët dhe u dërguan në spitalin e Hermelit, ku u deklaruan të vdekur.

Prej disa ditësh, reshjet e shiut dhe borës që bien në Liban kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Qindra mijëra sirianë ikën në Liban kur shpërtheu lufta civile në vendin e tyre në vitin 2011. Sipas autoriteteve, Libani është shtëpia e rreth 2 milionë refugjatëve. Nga këto, 830,000 janë regjistruar nga agjencitë e OKB-së.

UNHCR bëri thirrje në fillim të dhjetorit për t’u ofruar ndihmë sirianëve të zhvendosur, si dhe qytetarëve të cenueshëm libanezë, pasi vendi po përjeton një krizë të paprecedentë socio-ekonomike.

Të fundit

Frika nga tërmetet, njerëzit blejnë biletat e avionëve për t’u larguar nga Santorini

Aktiviteti sizmik i dy ditëve të fundit ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët në ishullin e Santorinit, duke...

Parashikimi i motit për sot, 3 shkurt 2025

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e...

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim, kryesisht gjatë muajve të ftohtë. Shumë...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Lajme të tjera

Web TV