Dietat me proteina të larta mund të çojnë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit që shkojnë rregullisht në palestër, i duan proteinat dhe madje u pëlqen të flasin për to. Proteina është një makronutrient thelbësor i një diete të shëndetshme.

Nga ndërtimi dhe riparimi i muskujve, organeve dhe kockave, proteinat kanë përfitime të panumërta. Por dietat e pasura me proteina janë shoqëruar gjithashtu me rreziqe të caktuara – arsyeja pse nutricionistët janë gjithmonë kundër tejkalimit të marrjes së rekomanduar ditore.

Konsumimi i sasive të larta të proteinave të larta për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë një rrezik të shtuar të disa sëmundjeve.

Disa nga të metat e të pasurit një dietë të lartë proteinike janë:

Shtim në peshë – Konsumi i lartë i proteinave mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të prishë rrugën tuaj për të humbur peshë. Sipas një studimi të vitit 2016, shtimi në peshë ishte i lidhur ngushtë me dietat ku proteinat zëvendësonin karbohidratet dhe jo anasjelltas.

Era e keqe e gojës – Ngrënia e shumë proteinave mund të çojë në erë të keqe nëse kufizoni marrjen e karbohidrateve. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të kalimit të trupit në ketozë, e cila prodhon kimikate që shkaktojnë erën e pakëndshme të frutave.

Kapsllëk – Në një studim lidhur me marrjen e lartë të proteinave, 44 pjesëmarrës raportuan kapsllëk. Kjo për shkak se këto lloj dietash lidhen me marrjen e ulët të fibrave.

Diarreja – Ndërsa kapsllëku është një nga efektet anësore, një tjetër është saktësisht e kundërta e tij, diarreja. Ngrënia e tepërt e qumështit ose e ushqimeve të përpunuara me vlerë të lartë të proteinave, së bashku me mungesën e fibrave, mund të shkaktojë diarre.

Dëmtimi i veshkave – Marrja e lartë e proteinave mund të çojë në dëmtim të veshkave tek individët e shëndetshëm dhe ata me sëmundje të veshkave paraekzistuese.

Lexo edhe :  Ja pse këto 8 ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Rritja e rrezikut të kancerit – Studimet kanë treguar se disa dieta të pasura me proteina, përfshirë proteinat me bazë mishi të kuq janë të lidhura me rritjen e rrezikut të kancerit dhe çështjeve të tjera shëndetësore.

Sëmundjet e zemrës – Ngrënia e tepërt e mishit të kuq dhe ushqimeve të qumështit me yndyrë të plotë mund të shkaktojë sëmundje të zemrës. Kjo mund të jetë rezultat i një marrjeje më të lartë të yndyrave të ngopura dhe kolesterolit si pjesë e një diete të pasur me proteina.

Të fundit

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një...

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump

Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të...

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

Lajme të tjera

Web TV