Shqipëria dhe Greqia bien dakord për të kthyer lumin “Vjosa” në një park ndërkufitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministritë shqiptare dhe greke të Mjedisit kanë rënë dakort që të punojnë së bashku për të krijuar parkun e parë ndërkufitar të lumit “Vjosa” që përshkon të dy vendet.

Pas një takimi të Ministrit grek të Mjedisit Kostas Skrekas me Ministren shqiptare Mirela Kumbaro në Athinë është njoftuar krijimi i një komiteti ndërkfufitar për të punuar në këtë drejtim.

Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi tetorin e vitit të shkuar përgatitjen në anën greke të 4 studimeve mbi mbrojtjen më të mirë të pellgut ujëmbledhës të lumit “Vjosa” dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar për një park ndërkufitar Greqi- Shqipëri.

Qeveria shqiptare nga ana e saj është angazhuar së fundmi për të shpallur brenda këtij viti rrjedhën e lumit Vjosa me degët e saj në territorin shqiptar, një Park Kombëtar .

Si në anën greke dhe atë shqiptare shqetësimet e organizatave mjedisore janë lidhur vecanërisht me projekte të devijimit të rrjedhës së lumit “Vjosa” dhe projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve.

Lumi “Vjosa” ka një gjatësi prej rreth 272 km , prej të cilave 80km në territorin grek dhe rreth 192 km brenda territorit shqiptar dhe konsiderohet “lumi i fundit i egër i Evropës” për shkak të mosndërtimit të veprave hidrike në rrjedhën e lumit.

Të fundit

Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas...

Çfarë parashikon Plani i ri/ Shqiptarët nuk do të lejohen të përdorin makinat çdo ditë!

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo sasi e shumëllojshme, përfshi edhe...

“Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi  është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes. Me argumentin...

Lajme të tjera

Web TV