Rritja e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij/ Resuli paralajmëron bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar si abuzim në dëm të konsumatorit rritjen me 38% të nënprodukteve të qumështit krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij blegtorët në tre muajt e fundit nuk kanë patur rritje te çmimit të qumështit dhe se prej një jave nuk vihet re rritje e çmimit të naftës dhe gazit që përdor kjo industri. Ai shton se nëse nuk do të ketë një ndërhyrje nga disa autoritete të caktuara, siguria dhe cilësia e ushqimeve do të mbetet një pikëpyetje e madhe dhe konsumatorët do të jenë të përfshirë me produktet e një cilësie jo të lartë.

Ai shtoi se : Kjo do të kthehet në një ‘’boomerang’’ për këtë industri për shkak se niveli ekonomik në shqipëri nuk i përballon këto çmime të larta dhe do të drejtohen drejt produkteve të rajonit apo produkteve të importit të cilat kanë një çmim më konkurues’’.

Përballë kësaj situate , Resuli ka pohuar se viti 2023 pritet të jetë shumë i veshtirë për sektorin e blegtorisë nëse skema kombëtare që mbështet blegtorët nuk do të funksionojë siç duhet.

 

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV