“Protesta e Berishës më e dobët se e Bashës”/ Kulluri dhe Minxhozi: Këlliçi të tërhiqet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistët, Edvin Kulluri dhe Skënder Minxhozi protesta e thirrur nga Berisha është e dobët, madje edhe me e dobët se Basha. Analistët u shprehën në një intervistë se protesta nuk pati asgjë të re, por më negativja sipas tyre është prezenca e pakët e qytetarëve.

“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë, por stadiumi nuk mbushet, që do të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta më e dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me këtë pjesëmarrje kaq të ulët, Belind Këlliçi duhet të konsiderojë tërheqjen nga zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, pasi kjo pjesëmarrje konfirmon edhe numrin e ardhshëm të votave për opozitën”.- tha Kulluri.

Ndërsa sipas Minxhozit, u vërtetua se u zgjodh një kauzë e gabuar, në kohën e gabuar. Më pasi  analisti shtoi se më negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.

“Asgjë e re, nga bulevardi nuk ka asgjë të re. Një statistike më shumë. Asgjë e jashtëzakonshme, fatmirësisht nuk ka dhunë. Mbi të gjitha negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.”- tha Minxhozi.

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV