‘E vuante përbrenda xhelozinë’/ Rrëfehet Irini, tregon marrëdhënien e saj me partnerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Irini Qirako ka reaguar në lidhje me ditën e ‘Shën Valentinit’, ku ka treguar se ku do festojë sot me partnerin e saj.

Në një lidhje telefonike te ‘Panorama e Mëngjesit’, tregoi disa detaje të veçanta rreth marrëdhënies që ka bashkëshortin, shpjegoi se në festën e 14 shkurtit nuk ka nevojë për dhurata të shtrenjta por mjafton të japësh dashuri çdo ditë.

“Dashuria nuk është vetëm një ditë njeriu duhet të marrë dashuri dhe të falë dashuri çdo ditë. Nëse e manifeston vetëm një ditë atëherë ajo nuk është dashuri”, tha ajo.

Sakaq ka treguar se partneri i saj e ka mbështetur në rrugëtimin e saj si artiste dhe se e shoqëron në çdo koncert.

Pjesë nga intervista:

Çfarë do i thoje partnerit sot publikisht?

Ai e di që unë pëlqej shumë lulet nuk jam e prirur për dhurata të shtrenjta sepse i zgjedh vetë por lulet janë gjëja më e bukur, më japin emocion dashuri.

Ka qenë ndonjëherë xheloz partneri kur keni qenë e re?

Nuk ka qenë xheloz vetëm për paraqitjen por edhe për punën time sepse largohesha në turne jashtë shtetit. Ai ndoshta e vuante përbrenda por nuk e shfaqet asnjëherë sepse e dinte që do më mërziste nëse do të ma tregonte.

A keni pasur fansa që iu janë ngjitur nga pas?

Shumë kam pasur shumë si brenda shtetit dhe jashtë saj. Të bezdisnin dhe të frikësonin ata nuk kanë munguar asnjëherë kam ende edhe sot.

Cilat janë tiparet që partneri ka vlerësuar tek ju dhe ju tek ai?

Partneri nuk më thotë shumë, është burrë shumë mendje hapur, ‘gentleman’ n nuk i pëlqen të përgojoj një femër por vetëm njëherë në jetën time më ka thënë sa e bukur je. Burri im ka një inteligjencë të përkryer ka dhembshuri për dikë tjetër madje e kur kalojmë me makinë dhe dalin shumë lypsarë nuk e di se sa para jep. Ka zemër të dobët, dhurata i bëj dhe ai më bën lulet.

Lexo edhe :  Fifi prek zemrat e ndjekësve për të birin: S’mundem të jem nëna 'perfekte'

A ju shoqëron partneri në koncertet tuaja?

Këtu në Shqipëri këto 10 vitet e fundit ai vjen me mua, është shoferi im personal, më thotë aman ku do i ndalosh këto se u lodhëm. Rralloj pak këto më thotë.

Të fundit

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Lajme të tjera

Web TV