Çupi: Partia Demokratike është ‘helmuar’ nën drejtimin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë protestën para Kuvendit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Analisti Frrok Çupi në studion e “Tirana Live” thotë se kjo protestë nuk ka asgjë të re, por pamjet e saj janë të njëjtat me ato të tubimeve të mëparshme.

“Janë pamje që i kemi parë më parë. Nuk ka asgjë të re. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër Berisha, përveç dhunës dhe zjarrvënies. Ka një arsye tjetër që e bën, dhe para miletit të tij flet si para tumave: mashtron.

Përveçse zëri i lartë, i gjithë fjalori i tij është i njëjtë. Ai ka parashtruar dy platforma, platforma e dhunës dh po të kishte më shumë njerëz do t’i kishte vënë zjarrin parlamentin dhe ka problem të madh me Amerikën dhe në një deklaratë mori në mbrojtje ish-prokurorin Adriatik Llalla. Ai fitoi azilin politik në Itali”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike është helmuar prej kohësh nën drejtimin e Sali Berishës. Analisti thotë se veprimet e SPAK për të sekuestruar 34 pasuri të Ervis Martinajt e kanë  tmerruar ish-kryeministrin, pasi siç shprehet Çupi, Martinaj, i konsideruar si “mbreti” i lojërave të fatit është një person i afërt i Sali Berishës.

“PD është helmuar që në fillim me Sali Berishën. Interesat e Sali Berishës kanë ardhur përballë murit, përballë hekurave. Ndodhet para rrugës për të dhënë llogari për ato që i ka shkaktuar Shqipërisë. Sekuestro i pasurive të Ervi Martianjt. Ai është i afërm i Berishës. Berisha është i tmerruar  prej sekuestros ndaj Martinajt”,  shtoi ai.

Mes tjerash, Çupi thotë se i gjithë interesi që ka sot Sali Berisha është mënyra se si të ruajë pasurinë e vënë përmes korrupsionit.

Lexo edhe :  Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin

“Opozita nuk ka ide. I gjithë interesi është ky: mos prekni Shkëlzenin dhe paratë e mia. Ai nuk ka njerëz me vete. Janë dy presidentë, janë dy qyqarë në krye të këtyre njerëzve”, shtoi ai

Të fundit

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

Lajme të tjera

Web TV