Administrata Tatimore thirrje bizneseve: Kujdes! Disa individë po mashtrojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adminitsrata Tatimore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar bizneseve për disa persona që hiqen si punonjës tatimorë.

Në njoftimin e saj ajo publikoi edhe të dhënat dalluese për të dalluar mashtruesit nga punonjësit tatimorë.

Njoftimi:

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

– denoncime@tatime.gov.al

– zyraeshtypit@tatime.gov.al

-zyraebashkeqeverisjes@shqiperiaqeduam.al

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

 

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV