Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulen nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet me të cilat do të kryhet shitja e karburanteve në vend.

Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër, kështu nga 195 lekë/litri do të shitet me 190 lekë/litri.

Sa i përket benzinës, nga 189  lekë për litër, do të shitet me 186 lekë/litri.

Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pa ndryshueshëm, me 80 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit: 

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Lexo edhe :  VIDEO/ Momenti kur avioni me 181 persona në bord shpërthen në flakë

 

Të fundit

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët....

Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse/ Zoti mos ma vraftë atë! Ka qenë shumë e fortë

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol për lidhjen me...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Tentohet të vritet ish-diktatori sirian Bashar al-Assad, dyshohet se u helmua në Moskë

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij...

Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK izoloi...

Lajme të tjera

Web TV