FOTO/ Zbulohet skandali, një biletë e “Air Albania” shitet dy herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skandal është zbuluar së fundmi në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjet që janë zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar ditën e djeshme midis Tiranës dhe Laçit, ku bardheblutë fituan me rezultatin 1-0, mësohet të jetë shitur e njëjta biletë dy personave.

Në një foto të bërë publike nga “JOQ”, shihet qartë se është shitur dy herë e njëjta biletë, e cila ka pasur numrin 19 të ulëses në sektorin W103.

Tifozët që kishin paguar për të njëjtën biletë ishin në dilemë se ku duhet të uleshin, ndonëse për shkak të numrit jo shumë të madh të tifozëve, kishte shumë vende bosh në stadium, megjithatë në ndeshje me shifër të lartë pjesëmarrësish si në rastin e derbit, kjo gjë e mbush stadiumin mbi kapacitetet e tij./Fjala.al/

Të fundit

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali,...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

Lajme të tjera

Web TV