Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare/ Rama: Lamtumirë e dashur Mimika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mimika Luca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i përcjell mesazhin prekës sipërmarrësit Gjergj Luca.

“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama.

Kujtojmë se aktorja shumëdimensionale, Mimika Luca është ndarë nga jetë në moshën 85 vjeçare.

Ajo i kushtoi 30 vite të arta kinematografisë dhe teatrit, duke spikatur me rolet e saj aq të dashura për publikun shqiptar.

Më poshtë do të gjeni vetëm disa nga filmat ku Mimika Luca ka luajtur ndër vite.

Në vitin 1963 – “Detyrë e posacme” (rol episodik)

Në vitin 1972 – “Kryengritje në pallat”

Në vitin 1978 – “Yje mbi drin”

Në vitin 1979 – “Ceta e vogël”

Në vitin 1979 – “Në shtëpinë tonë” ku luan rolin e nënës së Mirit

Në vitin 1981- “Shoku ynë Tili”

Në vitin 1983 – “Zambakët e bardhë” (TV); interpreton drejtoreshën te filmi “Nxënësit e klasës sime” (1984)

Në vitin 1984 – “Taulanti kërkon një motër”

Në vitin 1986- “Të shoh në sy”

Në vitin 1986 – “Rrethimi i vogel”

Në vitin 1987 – “Përrallë nga e kaluara”

Në vitin 1987 – “Botë e padukshme”

Në vitin 1988 – “Treni niset në shtatë pa pesë”

Në vitin 1996 – “Viktimat e Tivarit” e deri te filmi i fundit “Gruaja pa krahë” në vitin 2002.

Të fundit

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45,...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe shihni mrekullinë, gjithë këtë hapësirë....

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

Lajme të tjera

Web TV