Më e shtrenjtë se mishi, vendi ku qepa konsiderohet luks, ja sa kushton 1 kilogram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qepët mund të konsiderohen si një ushqim kryesor në shumë pjesë të botës, por ka një shtet ku çmimi i tyre është i paarritshëm.

Prej gati një muaji qepa duket se është kthyer në një artikull luksi në Filipine.

Në fakt, rritja e çmimit që ka regjistruar është e tillë që tashmë e ka vendosur mbi mishin. Për momentin, një kilogram qepë në Filipine kushton rreth 10.15 euro , ndërsa një pulë e tërë mund të blihet për vetëm 3.69 euro.

Çmimi i qepëve është më i lartë se paga minimale ditore në vend, e cila llogaritet rreth 8.30 euro.

Për më tepër, ajo që mund të mos dini është se Filipinet janë një nga importuesit më të mëdhenj të qepëve në botë, duke konsumuar më shumë se sa prodhon.

Mund të jenë ushqimi kryesor për filipinasit, por janë të vështira për t’u ruajtur për shkak të kushteve të motit.

Të fundit

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik. Kjo rutine rrit në mënyrë...

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO merr vendimin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në...

Lajme të tjera

Web TV