Reshje shiu dhe shtërngata, mësoni si do të jetë moti për ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme dhe mot që mund ti përshtatet fare mirë shprehja “as mish as peshk”.

Kjo situatë vjenë si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell (kthjellime).

Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke fiiluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (ditët e Enjte dhe e Premte) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.

Të fundit

1500 punonjës në terren, OSSH: Vështirësi nga moti në Shkodër, Burrel e Lezhë

Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin, në disa qarqe me reshje të dendura shiu dhe intensitet të lartë...

Java nis me shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja dita kur rikthehen kthjellimet

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Përmbyten sërish rrugët në Vlorë, uji mbulon katet e para të pallateve

Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur sërish. Uji ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth. Kjo është...

Rama komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, më ka th*er hundën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. Rama iu përgjigj...

Korçë, dëbora arrin në 15 cm në disa zona, ja cilat akse janë prekur më shumë nga borra

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës që nga mëngjesi i kësaj të diele, duke sjellë trashësi deri në 15 centimetra...

Lajme të tjera

Web TV