Trajneri jep alarmin, 13 lojtarë në klubin e futbollistit shqiptar në Itali janë me grip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Pescara-s, Nicola Legrottaglie ka bërë me dije një lajm alarmant për skuadrën ku bën pjesë lojtari i Kombëtares sonë Ledian Memushaj.

Tekniku në fjalë tha se deri më tani janë plot 13 lojtarë në gjendje gripi,por që deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ta.

“Deri tani në skuadër kam 13 lojtarë që vuajnë nga gripi, por në klub ende nuk ka ardhur askush për të marrë ndonjë masë. Nuk janë kryer as analiza dhe nuk kanë ardhur asnjë maskë mbrojtëse”,-u shpreh ish-lojtari i Juventusit.

Më tej ai shtoi se ka shprehur shqetësim në lidhje me këtë situatë, por që nuk është marrë asnjë përgjigje deri në këto momente.

“Kemi shprehur shqetësimin tonë për këtë situatë, por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndërprerja e kampionatit? Nuk mendoj se do të ishte një zgjidhje edhe nëse nuk luajmë në tri javët e ardhshme. Do të ishte një situatë jonormale për ekipin tim

Për momentin jam më shumë i shqetësuar për shëndetin e lojtarëve të mi, të cilët duhet të mbajnë maska mbrojtëse”. –tha Nicola Legrottaglie.

Ndonëse ai tha se janë 13 lojtarë të prekur nga gripi emrat  e tyre nuk dihen ende, ndaj nuk mund të konfirmohet nëse Memushaj është pjesë e tyre apo jo./Fjala.al/

Të fundit

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Mbyllet takimi me liderët e BE, Zelensky: Garancia e sigurisë nga SHBA do ishte historike

Ka përfunduar takimi virtual i udhëheqësve evropianë me Volodymyr Zelensky-n, në atë që i ngjante një parapërgatitje për takimin e me Donald Trump në...

Lajme të tjera

Web TV