Chelsea dhe Leeds United takohen në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.
Pesë ndeshje radhazi pa fitore për Chelsean janë shumë dhe londinezët janë në krizë të rezultateve.
Të besuarit e Graham Potter kërkojnë të rikthehen te fitoret, pasi kanë ende shpresë se mund ta arrijnë pozitën e katërt në tabelë dhe nuk iu lejohen më gabime.
Nga ana tjetër Leeds United janë në pozitë të palakmueshme në tabelë dhe duan t’i shmangen rënies.
Vendasit kërkojnë tre pikët, derisa mysafirët kanë udhëtuar në Londër për mos tu mposhtur.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Fofana, Koulibaly, Badiashile, Loftus-Cheek, Kovacic, Enzo, Chilwell, Sterling, Joao Felix, Havertz.
Your Chelsea today! 🙌@ParimatchGlobal | #CheLee pic.twitter.com/wKpG5SmigY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 4, 2023
Leeds United: Meslier, Ayling, Firpo, Koch, Wober, Adams, McKennie, Aaronson, Harrison, Summerville, Georginio.