KQZ pranoi vulën e PD së Alibeajt/ Bejko: Basha po i bën “peshqeshin”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka folur për vendimin e Celibashit, dhënia e të drejtës së funksionit të vulës së Bashës dhe pse ende i pa ç’rregjistuar ligjërisht vijon të mbajë postin e drejtuesdit të Partisë Demokratike.

Bejko me sa kuptohet nuk e shikon si normale që Basha nëpërmjet Gazit refuzon me arrogancë nënshkrimin e dokumentit të kërkuar nga Celibashi.

Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.

Firma e Bashës, në dokumentin e kërkuar nga Celibashi lejon PD-në të regjistrohet në zgjedhje.

Mohimi i siglimit të atij dokumenti nga Basha që nuk është as i sëmurë, as i pamundur, pengon PD-në në zgjedhje.

Dhe do rezultojë që pasi luftoi për vulën, sot Lulzim Basha po e shfryrëzon të drejtën e vulës për të ndaluar PD-në të hyjë në zgjedhje.

“Nëse PD nuk futet në zgjedhje për shkak të mungesës së firmës unë do ta konsideroj si marrëveshje okulte që Basha ia bën shërbim Berishës”-tha Bejko.

Këtij arsyetimi mund t’i shtohet edhe fakti që Lulzim Basha nuk flet, por Gazment Bardhi pasi prej ditësh deklaronte që Basha nuk ishte fare në Shqipëri, dje u vu para fakteve nga gazetari Ylli Rakipi, që i provoi Gazit që Basha është në Tiranë dhe bredh lokaleve natën.

Të fundit

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Lajme të tjera

Web TV