Balla fajëson opozitën: Po ta votonit kodin rrugor, s’do kishte ndodhur aksidenti në TEG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën.

Ai thotë se ata reagojnë pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike.

Më tej ai shtoi se nëse do ishte miratuar edhe nga opozita kodi rrugor do ishte shmangur aksidenti

“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari. Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S’është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla

Aksidenti u regjistrua më 9 mars rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.

‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV