Nis shpërndarja e fishave të diabetit me rimbursim për pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur rimbursimi i fishave për matjen e glicemisë për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu takoi sot stafin mjekësor dhe moshuarit përfitues nga paketa e fishave të diabetit, gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Nr.3 në Tiranë.

“U bë realitet ajo që thamë, besoj është një lehtësi për ju të gjithë. E di që ka qenë një kërkesë e kahershme edhe fakti që ato janë të gjitha materiale mjekësore që kushtojnë. Një pensionisti i kursehet një pension mujor në vit”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në vetëm pak ditë janë mbi 12 mijë të moshuar që kanë marrë fishat me rimbursim.

“Për këtë grupmoshë janë mbi 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim. Që nga data 27  shkurt dhe deri tani janë mbi 12 mijë të moshuarit të cilët janë paraqitur pranë mjekut të familjes dhe kanë përfituar fishat e diabetit nëpërmjet sistemit të rimbursimit. Jam e bindur që sa më shumë ditë të kalojnë do të plotësohet e gjithë fasha +65 vjeç, pra do të vijnë pranë mjekut të familjes, për të përfituar fishat e rimbursimit falas”, tha Ministrja Manastirliu.

Drejtoresha e Përgjithshëm e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Çela tha se sistemi ka funksionuar në mënyrë korrekete dhe fishat përfitohen falas në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë FSDKSH.

“Çdo gjë ka shkuar mjaft mirë, sistemet kanë funksionuar korrekt. Farmacitë janë furnizuar në kohë dhe kudo, në çdo cep të vendit pacientët diabetikë, si ata me insulinë, edhe me medikament oral kanë mundësinë për të përfituar në kohë fishat e diabetit”, tha Çela.

Lexo edhe :  Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliard lekë/vit.

Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në 2018. Me pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç.

Nga 27 Shkurti 2023 fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontrate me FSDKSH, ku përveç kategorisë 0-25 vjeç, tashmë përfitojnë dhe të moshuarit +65 vjeç.

Të fundit

Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë –...

Ulja e çmimit të energjisë, OSHEE: Familjet kursejnë deri në 100 euro në vit

Duke nisur nga 1 shkurti 2025 qytetarët do të paguajnë një çmim më të ulët të energjisë elektrike me 8.5 lekë kWh. Po si...

Si asnjëherë më parë/ Ledion Lico ‘shpërthen’ në ofendime ndaj banorit të BBVA

Prime i mbremjes se sotme nisi me videon e bujshme te Loredanes dhe Jozit qe qarkulloi ne rrjet. Ne kete video shfaqet Jozi ku tenton...

76% e shqiptarëve mbështesin SPAK, Vangjeli: “Karamelja” e hidhur e 9 viteve më parë

Instituti Ndërkombëtar Republikan ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë për drejtësinë, partitë politikë, qeverinë dhe liderët. Në të dhënat e nxjerra nga 1200 të...

Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok?

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit, duke i atribuar kësaj platforme...

Lajme të tjera

Web TV