Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një konferencë për mediat pas mbledhje së grupit parlamentar të PD-së dhe Kryesisë.
Ai u pyet nga gazetarët, nëse kanë ndonjë lëvizje për të rimarrë selinë e PD, pas kalimit në zyrat e reja.
“E kuptova, unë po e them dhe këtu tek zyrat e reja që janë të përkohshme. Këto janë skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit prej nesh.
Duhet tu themi qytetarëve kujt po u besoni? Kush po ua kërkon besimin për të qeverisur? Pavarësisht disa kërkesave emocionale apo edhe racionale, do të mund të kërkojmë funksionimin me të gjitha elementët e PD-së.
Unë kam gjetur mbështetje nga demokratët e tjerë për këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj demokratët të bien pre e ndjesive të tyre, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen, nëse do të mbyllen. Unë besoj tek ligji dhe kur ka një vendim gjykate e ai vendim pranohet, ato zyra dhe ajo seli është e demokratëve.”