Infermierja tregon tmerrin e koronavirusit dhe jep alarmin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka prekur mijëra njerëz në të gjithë botën. Deri më tani në Itali, e cila është vendi i dyti në botë pas Kinës, numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë duke përfshirë 8514 të sëmurë aktualisht, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar.

Më të lodhurit nga kjo situatë e rënduar në Itali janë mjekët dhe infermierët të cilat përballen me rrezikun çdo ditë.

Ditën e sotme një infermiere nga Milano ka postuar një foto të saj në Instagram ku shihet qartë shenjat e nxira të maskës në fytyrën e saj.

Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë, këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq më për më shumë se 6 orë dhe nuk mund të shkoj në banjo apo të pi ujë”- shkruan në postimin e saj infermierja italiane. Por Alessia ka një apel për të gjjthë italianët.

Ajo ka dhënë një mesazh të madh për të gjithë qytetarët, por njëherësh edhe një alarm të frikshëm.

Ajo që unë kërkoj nga të gjithë ju dhe nga kushdo që po lexon këtë postim, është që të mos çoni dëm përpjekjet që ne po bëjmë. Duhet të jeni altruist, të qëndroni në shtëpi dhe kështu do të mbroni ata që janë më të brishtë e mund të preken më lehtë.

Ne të rinjtë nuk kemi imunitet ndaj koronavirusit, edhe në mund të sëmuremi ose më keq akoma mund të sëmurim të tjerët. Edhe unë kam frikë, por jo për të shkruar për të bërë pazar, kam frikë të shkoj në punë.

Kam frikë sepse maska mund të më lëviz në fytyrë dhe pa dashur mund të prek me duart pis pjesë të saj ose syzet për përdorim mund të mos më mbulojnë mirë sytë dhe mund të më depërtojë mikrobi.

Jam shumë e lodhur dhe si unë të gjithë kolegët e mi, të cilët prej disa javësh ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Por kjo nuk na ndalon të bëjmë punën tonë siç duhet dhe ta bëjmë sic e bëjmë gjithmonë.

Vijoj të kujdesem për të sëmurët sepse jam krenare dhe e dua shumë punën time. Por nuk e kam luksin të rri në shtëpi në karantinë, sepse duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time. Edhe ju bëni punën tuaj, ju lutem qëndroni në shtëpi”- shkruan më tej infermierja italiane në apelin e saj.

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV