Media franceze reportazh për ekspozitën e Kryeministrit Rama në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Televizioni francez TV5 Monde i ka kushtuar një reportazh ekspozitës të sapo çelur në Zapion Megaron, ku morën pjesë personalitete të shquara si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.

“Arti në shërbim të vëllazërimit” titullohet reportazhi, duke iu referuar fqinjësisë dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Korrespondetja e televizionit e cilëson kryeministrin Rama si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi kujdeset vetë për mënyrën e vendosjes së veprave të shumta në mur.

Reportazhi i plotë:

-Arti në shërbim të vëllazërimit.

Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të Diplomacisë greke, Nikos Dendias, nën kujdesin e veçantë të të cilit organizohet ky event.

Spikeri i lajmeve-Tani do të flasim për dy vende fqinje, Greqia dhe Shqipëria. Duhet të kthehemi në fund të Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e konfliktit të fundit të armatosur në kufirin e tyre, por zyrtarisht parlamenti i Athinës nuk e ka shfuqizuar Ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940. Pavarësisht kësaj, dy vendet shpalosin sot miqësinë e tyre në këtë event jo të zakontë. Reportazh i korrespondentes sonë në Athinë Angjili Kurni.

Reportazhi:

Zapioni, një monument historik i mbrojtur, në qendër të Athinës, një vend presigjioz i kthyer në shëtitoren e preferuar të athinasve, të vegjël e të mëdhenj. Por sot Zapioni mirëpret një ekspozitë arti, simbolika politike e së cilës është e veçantë, sepse artisti është vetë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. I vëmendshëm për detajet, ai merret vetë me vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra.

Kryeministri Edi Rama– I kam përdorur ngjyrat sikurse përdoren fjalët, për të shprehur një politikë të caktuar. Në fillim ishte akt politik, nuk ishte akt estetik.
-Boceta, skica, vizatime, Edi Rama pikturon ashtu si të tjerë bëjnë politikë, por për Kryeministrin socialist të dyja janë të lidhura. Ai pikturon mbi raportet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, letra, projekt ligje.

Lexo edhe :  Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Kryeministri Edi Rama– Është një ushtrim që më ndihmon, në një mënyrë ndryshe, të vendos raportin tim me të tjerët ndërsa thuhen gjëra dhe merren vendime të rëndësishme.

-Ditën e caktuar gjithçka është gati, diplomatë dhe ministra turren. Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, nën kujdesin e të cilit organizohet kjo ekspozitë, mbërrin i pari, për të pritur Edi Ramën. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, por edhe mosmarrëveshje të rëndësishme veçanërisht për sa i përket vijës kufitare në detin Jon. A mund të shërbejë arti si terren i rrugëzgjidhjes? Kjo është sfida e kësaj ekspozite të mbështetur nga Kryeministri Grek, konservatori Kiriakos Mitsotaqis.

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis– Është kënaqësi e madhe që e kemi Edin në Athinë, sot këtu ka ardhur si artist, jo si Kryeministër.
Kryeministri Edi Rama- Është vërtet kënaqësi e madhe, është diçka prekëse, sepse sikurse ua thashë, kur kam ardhur këtu në Greqi në vitin 1991, nuk e imagjinoja kurrë se do të shihja gjithë këtë.

-Ekspozita që do të qëndrojë hapur deri në fund të marsit, është një sukses, nga shumë aspekte.

Vizitor– Ky është rasti për të sjellë brezin tim, që ka jetuar në gjendje lufte me Shqipërinë, në një periudhe paqeje dhe shkëmbimi kulturor.

Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket. 

 

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV