Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, reagon kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel.

Kreu i qeverisë është shprehur përmes një postimi në Twitter, se agresioni kriminal ndaj televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të natës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt godinës së televizionit duke lënë të vdekur rojen, 60 vjeçarin Pal Kola. Ai ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse brenda kabinës në momentet kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Të fundit

Ndjekje si në filma! 36-vjeçari grabit makinën te Siri Kodra, policia e prangos në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje...

Cili është sekreti i trajnerit Conte? Përgjigjen e jep kampioni Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e...

Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një...

Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon...

Ilir Meta dyshon se PD e preu në besë! Dalin llogaritë e votave, kush ia hodhi?

Një kërkesë, si një krizë besimi të Partisë së Lirisë drejt Partisë Demokratike, drejtuese e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit mbërriti të...

Lajme të tjera

Web TV