KQZ rrëzon refendumin, mbetet i njëjti sistem zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëzohet kërkesa e Nismës Thurje për ndryshime në sistemin zgjedhor. Anëtarët e KQZ-së me votat e tyre vulosin rrëzimin e kërkesës, duke ndërprerë kështu edhe punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Nga Silvana Tresa

Shqipëria duket se do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një sistem zgjedhor pa pandryshuar në thelbin e tij. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrëzoi dje kërkesën për mbajtjen e një referendumi popullor për të ndryshuar sistemin zgjedhor aktual, dhe për të futur listat e hapura për deputet. Kundër kërkesës së Nismës Thurje votuan 3 anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi. Në argumentimin e votës së tij, Biba tha se KQZ u gjend përballë një kërkesë të re, të cilës i mungonte arsyetimi. “Pyetja është më e specifikuar krahasuar me herët e parë, por referendumet nuk behën për të shuar kureshtjen. Ato janë procese që kushtojnë financiarisht po aq sa një palë zgjedhje parlamentare apo lokale. Kërkesa e re nuk respekton ligjin”- u shpreh Biba. Ndërkaq edhe për Bledar Skënderin, pyetja e shtruar për referendumin është e paqartë, dhe i lë vendin interpretimeve apo keqintepretimeve të ndryshme. Sipas tij, kjo kërkesë nuk i vendos zgjedhësit perballë një kërkese të qartë. Nga ana tjetër, Rezerta Bitri, gjithashtu anëtare e PS në KQZ, dha votën  saj pro, duke u shprehur se nuk ka pse të refuzohen formularët tip për nisjen e mbledhjes së 50 mijë firmave. Pro votoi edhe kreu i KQZ, Klement Zguri, që përfaqëson opozitën. Duke qenë se zgjedhjet e programuara parlamentare do të mbahen në verën e vitit 2021, nismëtarët mund ta ankimojnë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor, dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese. Por për momentin kjo e fundit është jofunksionale, pasi nuk janë zgjedhur ende të gjithë anëtarët e rinj. Në këto kushte, Reforma Zgjedhore pritet që të përmbyllet vetëm me disa ndryshime të vogla që nuk e prekin në thelb sistemin aktual. Kjo reformë ishte premtuar që të përmbyllej brenda kësaj jave, por mungesa e dakordësisë sidomos mes 2 partive të mëdha mbi disa çështje, duke se do ta shtyjë edhe për disa kohë. Gjithsesi në çdo rast, ndryshimet duhet të miratohen maksimumi në fund të këtij viti, ose 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Çfarë kërkonte Nisma Thurje

Nisma Thurje, kërkonte ndryshimin  sistemin zgjedhor, me arsyetimin se sistemi aktual ka deformuar përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në parlament. Ndryshimi konsiderohej si një mundësi për t’i rikthyer sovranitetin popullit, dhe pasjen e garancive se pushteti politik nuk do përdoret për të mbrojtur interesat e një grupi të ngushtë njerëzish. Konkretisht Nisma Thurje propozonte një sistem proporcional kombëtar, ku Shqipëria nuk ndahet më në 12 zona por vetëm në një zonë zgjedhore. Njëherazi propozoheshin listat e hapura për deputetë, ku nuk është renditja në fletën e votimit ajo që përcakton fituesin, por numri i votave që merr secili nga kandidatët në atë listë. Po në këtë kuadër, kërkohej edhe krijimi i kushteve të nevojshme për përdorimin e sistemit elektronik të numërimit të votave, si dhe depolitizim të komisioneve që mbikëqyrin  procesin. Kjo inisiativë u mbështet kryesisht nga partitë e vogla jashtëparlamentare si dhe nga grupime opozitare në Kuvendin e Shqipërisë, që janë të pozicionuara kundër partive të mëdha PS, PS dhe LSI. Madje, ishte deputeti Ralf Gjoni, ai që ia propozoi zyrtarisht këto ndryshime parlamentit përmes një shkrese drejtuar më 29 dhjetor të vitit të shkuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Lexo edhe :  “Moment kthese”, Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Të kalojmë nga qëndresa te fitorja

Historiku: Sa referendume janë zhvilluar, pse kanë dështuar të tjerët

Referendumi, është një procedurë e demokracisë gjysmëdirekte nëpërmjet të cilit qytetarët e një territori të dhënë thirren të shprehin një qëndrim mbi një propozim që u nënshtrohet atyre, që një autoritet tjetër ka marrë ose që do të marrë. Zvicra është vendi i parë në botë për organizimin e referendumeve lokale ose kombëtare. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, referendumi është parashikuar në nenet 150, 151/2, 177 dhe 108, pika 4 të saj. Në vendin tonë janë realizuar gjithsej 3 konsultime të gjera popullore, referendumet kushtetuese të viteve 1994 dhe 1998, si dhe referendumi mbi formën e sistemit qeverisës, i mbajtur bashkë me zgjedhjet parlamentare në vitin 1997. Në referendumin e nëntorit 1994, mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita me në krye Partinë Socialiste, ishin kundër. Këta të fundit, vlerësonin se ndryshimet kushtetuese forconin më tej kompetencat e presidentit të kohës Sali Berisha. Pavarësisht fushatës intensive dhe presionit mbi popullatën,  në votim morën pjesë 84.30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër draftit kushtetues dhe vetëm 41 përqind pro. Edhe referendum mbi republikën ose monarkinë si formë e qeverisjes në vitin 1997, u fitua nga e para, edhe pse Leka Zogu pretendenti për fronin mbretëror e kundërshtoi rezultatin, duke akuzuar për manipulim 2 partitë e mëdha. Edhe referendumi kushtetues i vitit 1998, u zhvilluan në një klimë politike tejet të acaruar. Në shenjë hakmarrje për disfatën e vitit 1994, PD e bojkotoi atë dhe u bëri thirrje mbështetësve të saj të bënin të njëjtën gjë. Gjithsesi, kushtetuta u miratua. Në tetorin e vitit 2003, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e 53.000 zgjedhësve për zhvillimin e një referendumi mbi shfuqizimin e neneve 4 dhe 6 të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në fund, Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, me arsyetimin se ky ligj hyn në ato kategori ligjesh për të cilat Kushtetuta, nuk lejon ndërmarrjen e një procedure të tillë referendare. Ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, u sfiduan me një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin  një referendumi popullor për shfuqizimin e këtyre ndryshimeve. Kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ. Referendum u kërkua në vitin 2011 për ligjin e diskutueshëm të “Menaxhimit të integruar të mbetjeve”. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese e shpalli më në fund të ligjshëm këtë kërkesë, ndërsa Presidenti i Republikës dekretoi datën 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit. Por ai në fakt nuk u zhvillua, pasi në 10 tetor 2013, Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa ndryshme në këtë ligj, dhe pikërisht nenet që ishin objekt i referendumit shfuqizues që ishte kërkuar. Vitet e fundit, disa referendume janë kërkuar kryesisht nga Partia Demokratike për projektet ndryshme të Bashkisë së Tiranës, siç ishte ndërtimi i një këndi lojërash në hyrje të Parkut tek Liqeni Artificial, apo edhe mbi disa taksa të vendosura nga qeveria. Të gjitha këto kërkesa janë hedhur poshtë nga KQZ, me argumentin se politikat fiskale të një qeverie nuk mund të jenë subjekt i referendumeve popullore.

Të fundit

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë...

Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Nga Spartak Ngjela Koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare...

Deklarata e Ambasadës Amerikane/ Berisha: 5 nëntori ua dha atyre përgjigjen

Ish-kryeministri dhe njëgerazi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi...

“Televizioni po shkon drejt llumit”/Alketa i kthehet Dalinës:Po produksioni që prodhon ti

Dalina Buzi ishte e ftuar në podcatin e Alketa Vejsiut. Si një producente dhe njeri i televizionit, që ka prodhuar shumë projekte, ka folur...

Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV