VIDEO/ Rama ndan mesazhet e pensionistëve që marrin falas fishat e diabetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa mesazhe të pensionistëve, të cilët tashmë fishat e diabetit i marrin falas.

“MIRËMËNGJES dhë me mirënjohjen nga pensionistët që tashmë i marrin falas fishat e diabetit, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

“Unë harxhoja 30 fisha në muaj. Meqë nuk kishim lekë disa i lija pa bërë” dëgjohet të thotë një i moshuar.

“Djali më tha mos u mërzit do t’i bleje unë, kur ti them tani se i kam fituar dhe i kam marrë falas” dëgjohet të thotë një tjetër.

Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliard lekë/vit. Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në vitin 2018. Me pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç.

Nga 27 Shkurti 2023, fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontrate me FSDKSH, edhe nga të moshuarit +65 vjeç. Janë 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim.

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV