Turistët e huaj shpenzime rekord në Shqipëri/ Zbulohet shifra e majme për 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turistët që erdhën nga jashtë kanë harxhuar më shumë para në vendin tonë se shqiptarët që pushuan në vend të huaj. Në vitin 2022, të huajt shpenzuan 2.8 mld euro këtu, ndërsa nga vendi ynë dolën rreth 1.8 mld euro. Me diferencën 1 mld euro, vendi ynë shënoi rekord historik në të ardhurat e grumbullura nga turistët.

Prej disa vitesh Shqipëria është kthyer në një vend të pëlqyer, duke investuar në hoteleri e akitivitetet të tjera shërbimesh e argëtimi.

Investimi, çmimet dhe reklama jashtë vendit kanë rritur flukset nga jashtë, dhe përveç fqinjve nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, flukset e shtuara po shihen edhe nga Europa Lindore, vendet nordike dhe lindja e mesme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë së në vitin 2022 hyrjet e të huajve arritën një rekord prej 7.5 milionë shtetasish, me një rritje rreth 35% në krahasim me 2021-n.

Përveç plazheve dhe turizmit malor, vitin e kaluar Shqipëria joshi vizitorë edhe me aktivitete sportive si ai i finales së Conference Leage me ndeshjen Roma-Fejnord dhe disa festivale muzikore në Tiranë, Dhërmi, Shëngjin e Kavajë.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit, kanë pasur mundësi dhe oferta më të mira që nga linjat e udhëtimit e deri tek ofertat e hoteleve ku kanë prenotuar. Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia, ishte një arsye e shtuar për këto udhëtime.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV