Zeka: Partitë politike në Shqipëri e Kosovë kanë pasur skuadra për vrasjen e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Milaim Zeka thotë se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes skuadra për vrasjen e njerëzve.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ai tregoi përvojën e tij në televizionet shqiptare.

“Partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes edhe skuadra për vrasje të njerëzve. Rrahje të gazetarëve, vrasje të kundërshtarëve politikë, këto dihen.Rasti i BIRN është pak më i mirë se kanë mbështetje financiare nga institucione të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi presion të dyfishtë, nga politika dhe shumica e pronarëve.

Personalisht, disa pronarë të televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë, pyetjen e parë që ma kanë bërë ka qenë jo çfarë di të bësh por me cilën parti politike je, çfarë mendon për filan lider politik? Për mua ka qenë trishtuese, neveritëse dhe mbi të gjitha poshtëruse për profesionin tim.

Njerëz të fuqishëm të medias, pasi kemi bërë kontratë verbale për një vend pune në një media të fuqishme në fund më ka thënë po por më ka ardhur lajmi që ti nuk je mirë me filan lider politik dhe nuk je i dëgjueshëm dhe i kontrollueshëm.Kosova është shumë më mirë se Shqipëria se kemi monitorues ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Zeka.

Të fundit

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Pogradec/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është...

Rekord historik i Bankës për blerjen e Euro-s, ja sa u morën për të mbrojtur Lek-un

Banka e Shqipërisë njoftoi të martë e 24 dhjetorit se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e tretë...

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë...

Si i mbijetuan tragjedisë ajrore në Kazakistan 32 pasagjerët

Dhjetëra njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua me rreth 70 persona në bord në Kazakistan, thonë zyrtarët lokalë. Autoritetet në Azerbajxhan,...

Anulohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe regjistrohet në zgjedhje

  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë partinë politike,...

Lajme të tjera

Web TV