​​​​​​​Rrëfim prekës i Valbonës/ Këngëtarja flet për humbjen e të motrës: E kisha si nënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valbona Mema e la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” dhe arsyeja ishte gjendja jo e mirë e motrës së saj. Nuk vonoi shumë dhe disa ditë më vonë pasi ajo la shtëpinë motra e saj ndërroi jetë.

Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

Në një intervistë për “Pardon My French” valbona u shpreh se motra e saj ishte sëmurë prej kohësh dhe se pritej vdekja e saj.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë.

Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija.

Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj.

Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh artistja.

 

Të fundit

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale...

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e lidhur me figurën e një...

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga...

Parashikimi i Motit, ja si do të variojnë temperaturat

Sot, më 4 qershor 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.Kushtet atmosferike...

Horoskopi ditor, 4 Qershor 2025

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift do...

Lajme të tjera

Web TV