Të protestosh i vetëm, 67-vjecari nga Korça pretendon se i kanë marrë 1300 m/2 tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

67-vjeçari Petraq Mele proteston në këtë formë para gjykatës se Korçës.

Prej 14 vitesh ai kërkon të drejtën për pronën e vet prej 1300 m/2, ndërkohë që sipas 67 vjeçarit, në 2009 gjykata vendosi ti jepte tokën e tij një personi tjetër.

“Në vitin 2009 kërkon të ma marrin mua, dhe që ishin Tirana Durrësi e Përmeti. Duan të marrin tokë truall në Radanec. Toka është e babit tim, me certefikatë pronësie, të njohur nga shteti, skicë, këta donin të merrnin tokën truall. Ja arrin duke marre 1339 m2 në vendin e gabuar, por toka që ata duan është 3 – 4 km larg ”

Përgjatë këtyre viteve janë zhvilluar 33 seanca gjyqësore, duke I kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është rikthyer sërish në gjykatën e Korçës për gjykim. Të premten sërish gjykata e Korçës dha vendimin në favor të palës tjetër, duke I mohuar Petraq Meles të drejtën e pronësisë.

“Gjykatësi me 33 seanca vazhdoi me të vdekur, me të arratisur  nëpër botë vetëm që të me lodhte sa i thashë o je i paaftë, o je i kërcënuar o i korruptuar. Dua vendimin të zbardhet. Padia e kërkuar nga unë bie poshtë. Thashë unë çështjen nuk e le do e kërkoj se është në të drejtën time “- shtoi ai.

Vetëm nga gjykata e apelit të Korçës kanë qenë afro 2000 çështje civile të pashqyrtuara ndërkohë që e shumë çështje të tilla të ngjashme presin shqyrtimin në gjykatën e Korçës. Për shkak të ngarkesës së gjyqtarëve koha e zbardhjes së vendimeve shpesh herë i kalon dhe afatet ligjore.

 

Të fundit

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që...

Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Athina vendos kushte të qarta për mbështetjen ndaj Tiranës zyrtare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Respektimi i të drejtave të pakicës greke,...

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, do të kaloni mirë nëse tregoheni të hapur ndaj partnerit dhe shmangni debatet e panevojshme....

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka ndarë momente të...

Lajme të tjera

Web TV