“’BBV’ ju fton të largoheni nga kjo shtëpi menjëherë”/ Vjen zarf i zi për Efin dhe Luizin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraditen e sotme ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.

Në zarf thuhet se Luizi dhe Efi kanë ftuar banorët për të thyer rregullat e “Vëllait të Madh” si dhe kanë bërë presion psikologjik duke i kërkuar të futen në tualet.

Për këtë arsye, “Vëllai i Madh” fton dy banorët që nëse nuk munden që të respektojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë në mënyrë dinjitoze, të largohen menjëherë nga shtëpia, përpara se të përjashtohen herë tjetër pa paralajmërim.

“‘Big Brother’ ka vënë re se në më shumë se një rast, Luizi dhe Efi provokojnë banorët duke i sfiduar ata me thyerjen e rregullave, siç janë ftesat për të shkuar në tualet. Ky format televiziv funksionon sipas sjelljeve natyrale dhe reale të banorëve dhe jo provokimeve të sforcuara për të sfiduar njëri-tjetrin duke kaluar në presion psikologjik, i cili në kushte izolimi sa vjen dhe shtohet. Kjo lojë është konceptuar dhe funksionon vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze. Nëse nuk arrini ta bëni këtë, ‘Big Brother’ ju fton të largoheni nga kjo shtëpi menjëherë përpara se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim. Suksese”, thuhet në zarfin e zi.

Të fundit

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat gjermane që hynë në Kosovë...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Lajme të tjera

Web TV