Greqia do të mbyllë nesër të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të Huajve në të gjithë vendin deri më 10 prill, si një masë për mbrojtjen nga koronavirusi.
Duke qenë se rinovimi apo pajisja me leje qëndrimi është e rëndësisë jetike për numrin e madh të emigrantëve në vend, ministria greke sqaron me hollësi shtyrjen e kategorive të lejeve të qëndrimit si dhe datat e reja të takimeve që do të anulohen për shkak të mbylljes së zyrave.
Raportohet se të gjithë emigrantët apo familjarët e tyre që interesohen për informacion të mëtejshëm mund të komunikojnë me zyrën e shtypit të komunitetit shqiptar në Greqi, në e-mail albcommunitygr@gmail.com.