14 maji/ Veliaj: Beteja jonë është me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin me të rinjtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste duhet të bëjë diferencën në këto zgjedhje, pasi filozofia e saj është bashkimi dhe jo përçarja.

“Nëse filozofia e tyre është përçarje, filozofia jonë është bashkimi; nëse filozofia e tyre është të mbjellim helm e ndasi, ne duhet të mbjellim pemë e bashkim mes njerëzve. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që vihen përpara të thonë gënjeshtra, por e kemi me ata që janë mbrapa tyre, që kurdisin kukullat. E në këtë rast, mjeshtrat e kukullave janë Saliu me Ilirin, nuk ka asnjë iluzion për këtë.

Përndryshe nuk do i kishim listat e Këshillave Bashkiakë të mbushura me histerizmat e Ilir Metës, me ata që rrëzuan PD-në e PS-në nga pushteti, dhe janë gati të tradhtojnë këdo vetëm që ta shqyejnë forcën politike. Ne e kemi betejën me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa.

Duhet të bëjmë diferencën mes këtyre mjeshtrave të kukullave, që komandojnë kukullat, dhe mbështetësit e tyre nuk kanë asnjë faj pse Berisha dhe Meta u shitën tek rusët. Me ata ne duhet të komunikojmë e të flasim, t’u themi pse të shkojnë si ‘cjapi të kasapi’, te partia e Ilir Metës, kur mund të vijnë te një forcë politike patriotike, të vendosur e transformuese”, tha Veliaj.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV