OBSH e shpalli koronavirusin pandemi/ Po çfarë do të thotë kjo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin e ri pandemi. Ky është një moment gjerësisht simbolik, për shkak se shtetet duhet të vijojnë të ndërmarrin të njëjtat masa si ishin rekomanduar të ndërmerrnin para se OBSH të përdorte termin më të frikshëm në terminologjinë e saj.  “Pandemia nuk është një fjalë që mund të përdoret me lehtësi apo pa kujdes”.

Megjithatë ai shtoi se të gjitha vendet janë ende në kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve përmes masave parandaluese apo ngadalësuese të përhapjes së sëmundjes.

Po çfarë është pandemia?

Ky është përkufizimi i OBSH-së: Pandemia është një përhapje e një sëmundjeje të re në shkallë botërore. Një pandemi gripi ndodh kur një virus i ri gripi shfaqet dhe përhapet nëpër botë ndërkohë që shumica e njerëzve nuk kanë imunitet prej tij. Viruset që kanë shkaktuar pandemi në të shkuarën zakonisht kanë pasur origjinë nga gripet e kafshëve.

Disa aspekte të pandemisë së gripit mund të jenë të ngjashme me gripin sezonal ndërsa karakteristikat e tjera mund të jenë shumë të ndryshme. Për shembull, si gripi sezonal ashtu edhe ai pandemik mund të shkaktojë infeksione në të gjitha grupmoshat dhe shumica e rasteve do të rezultojë në sëmundje të kufizuara në të cilat personi merr veten plotësisht pa trajtim mjekësor. Por nga ana tjetër, zakonisht gripi i stinës shkakton shumicën e vdekjeve mes të moshuarve ndërsa raste të tjera të rënda ndodhin më së shumti mes njerëzve me kushte të tjera mjekësore.

Ndryshe nga kjo, pandemia H1N1 shkaktoi sëmundje më të rëndë dhe më fatale mes më të rinjve, si mes atyre me kushte të tjera kronike ashtu edhe mes personave të shëndetshëm dhe shkaktoi më shumë raste pneumonie virale se sa shikohet zakonisht në gripin sezonal.

Lexo edhe :  Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, numri total i njerëzve që sëmuren rëndë mund të jetë i ndryshëm. Gjithsesi, impakti apo rëndesa ka tendencë të jetë më e lartë te pandemitë, pjesërisht për shkak se një numër shumë më i madh njerëzish nuk ka imunitet paraprak ndaj virusit të ri. Kur një pjesë e madhe e popullsisë infektohet, edhe nëse pjesa e atyre që infektohen dhe që zhvillojnë sëmundje të rëndë është e vogël, sërish rastet e rënda mund të jenë goxha të numërta.

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, kulmi pritet të ndodhë në sezonin e zakonshëm të gripit. (Në zonat me klimë të ftohtë kjo zakonisht ndodh në muajt e dimrit). Por siç kemi parë me pandeminë H1N1, pandemitë mund të kenë tipare të pazakonta epidemiologjike dhe shpërthime të mëdha mund të ndodhin edhe në muajt e verës. /BIRN/

Të fundit

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

Lajme të tjera

Web TV