Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë pothuajse i gjithë territori do të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë. Në zonat Verilindore dhe Juglindore vranësirat do të jenë më të shpeshta por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës, duke bërë që i gjithë 24_orëshi të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore gjatë paradites. Ndërsa vranësirat më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të përfshijnë të gjithë territorin e MV duke bërë që përgjatë ditës së mërkurë MV të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. KU në orët e paradites kthjellimet do të jenë më të dukshme në MV. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin.
Rajoni dhe Evropa

Europa Jugore dhe Lindore parashikohet të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qendrore dhe Britania e Madhe do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Por Vendet Nordike paraqiten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Të fundit

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët...

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Dogjanit

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e spak dhe ka kaluar per gjykim te dosjes ne ngarkim te deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzen...

Lajme të tjera

Web TV