Italia paraqitet e dyta në botë për persona të infektuar me koronavirusin, Covid-19. Sot ajo regjistronë 12.462 persona të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 827 persona kanë humbur jetën dhe 1045 janë shëruar.
Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri italian, si masë parandaluese për koronavirusin vendosi të kufizojë lëvizjen e njerëzve dhe do të lejohet dalja vetëm në raste domosdoshmërie, siç janë blerja e ushqimeve dhe ilaçeve.
Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin e ri pandemi, Lombardia zona ku ndodhi shpërthimi i parë i koronavirusit në Itali, mbylli gjithçka. Ky është një moment gjerësisht simbolik, për shkak se shtetet duhet të vijojnë të ndërmarrin të njëjtat masa si ishin rekomanduar të ndërmerrnin para se OBSH të përdorte termin më të frikshëm në terminologjinë e saj./Fjala.al