PD-ja e përçarë, në fushatë kundër vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, gjatë prezantimit të pikave kryesore fushatës për zgjedhjet lokale theksoi se forca që përfaqëson është “e djathtë konservatore”, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si peronin që u fut nën obrellën e Metës.

Qartësisht të dyja palët e dala nga PD janë në fushatë kundër vetes, duke lënë pas kundërshatarin politik Edi Rama.

Në një takim me pjesëmarrje të vogël, kreu i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë Tiranë Roland Bejko.

Në qëndrimin e tyre u duk qartë ndarja e madhe me grupimin tjetër të PD-së së përfaqësuar nga Sali Berisha.

Nën moton e slloganit “Frymëmarrje për Shqipërinë” grupimi i PD-së së Alibeajt shpreson në rezultat pozitiv, ndonëse edhe vetë janë të bindur se situate e partisë që drejtojnë është mjaft e rëndë. Politikisht ky grupim po luan me kartën se përfaqësojnë të djathtën konservatore, duke e akuzuar Berishën se është nën obrellën e të majtit Ilir Meta.

“Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta.

E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha kandidati I PD-së zyrtare për bashkinë Tiranë, Roland Bejko.

Ndërsa kryetari Alibeaj shkon më tej kur shprehet se për të kuptuar se kush abuzon me paranë për fushatë mjafton të shohësh shpenzimet e fushatës së Metës, Ramës. Në konferencën për media ku ka prezantuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për paratë që përdorin. Për Ramën thotë se shpërdorin paratë e buxhetit të shtetit ndërsa për Berishën i kërkon gazetarëve ta pyesin ku i gjen paratë për mitingjet.

Lexo edhe :  "1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

“Fushata e Ramës është me shpërdorime masive parash të buxhetit të shtetit. Llogarisni atë që e pretendon si shtesë të pensioneve. I gënjen me nga një karamele vetëm në funksion të zgjedhjeve, po shpenzon para për aktivistin, për rritjen e pagave e del sikur po mbjell pemë. Pyeteni Berishën, ku gjenden paratë.

Në dijeninë time vetëm për të marrë stadiumin duhen 50 mijë euro. Jo vetëm atë por të gjithë sallat e tjera. Pyeteni si e paguan selinë e zaptuar të PD”-tha Alibeaj. Ai u shpreh se demokratët duhet të votojnë PD vetëm në 14 bashkitë që kanë kandidatë ndërsa nuk jep përgjigje konkrete se cila duhet të jetë vota për bashkitë e tjera.

Në konferencën për media i vë theksin faktit që shkojnë në zgjedhje pa koalicion vetëm për të ngritur të djathtën. “Kandidatët e tjerë që janë të së majtës apo të majtës. Janë të PS apo PL, kaq e thjeshtë.

Qëndrimi politik i PD është ky. Votohet vetëm PD në këshilla dhe kandidatë atje ku i kemi. Kjo qëndron në frymën, orientimin, rregullat staturore të PD. Jo, PD nuk ka bërë koalicion. Ne dalim të vetëm sepse duam të tregojmë e testojmë dhe ringremë të djathtën e vlerave, jo ‘non grata-ve’, të djathtën që nuk pret me ankth çfarë do dalë nga SPAK, të djathtën e vlerave euro-atlantike”, tha Alibeaj.

Të fundit

Vështirësitë e ushtrisë ukrainase në përballjen me Rusinë

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin...

U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj

Foto/U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj/K.K

Vrasja e 33-vjeçarit/ Flasin familjarët: S’kemi probleme me askënd

SHKODËR- Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme...

Një jetë pa rrjete sociale, realitet i mundshëm për të rinjtë?

Platformat e mediave sociale po vihen nën vëzhgimin politik në mbarë botën. Megjithatë, nëse ndalimet janë efektive është e diskutueshme. Për shumë adoleshentë, është e...

Kakavijë, 25 mijë emigrantë kthehen në Greqi

Rreth 25 mijë emigrantë janë rikthyer në Greqi në këto ditë të para të 2025. Ndërsa kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV