Rritja e pagave/Rama nga Kavaja: Gjermania ka paga më të larta, por ka shpenzime të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Kavajë me përfaqësues të biznesit të madh për rritjen e pagës minimale. Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, duhet të përballemi dhe me mungesën e forcës së punës.

Rama mori si shembull Gjermaninë, duke thënë se paga më të vërtetë është më e lartë se në vendin tonë, por atje ka taksa, qera dhe shpenzime të tjera shumë më të larta krahasuar me Shqipërinë.

“Ju të gjithë jetoni me këtë problematik, ju të gjithë e dini se sa e vështirë po bëhet, sepse edhe Europa është në një situatë dramatike lidhur me krahun e punës, pasi periudha e plakjes së vendeve dhe rënies së lindjeve vazhdon. Ndërkohë, çdo vit tregu kërkon forca të reja pune. Gjë që po i bën dhe vendet më të zhvilluara të turren mbi të tjerët për t’ju marrë sa të munden krah pune. Kështu që në këto kushte sikur të mos na mjaftonin problemet e tjera, ne duhet të përballemi dhe me këtë problem që do të shkojë duke u mprehur në vitet që vijnë. Edhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme, të bashkojmë forcat, mendjet dhe të bëjmë çmos që të ecim së bashku në 2 drejtime. Nga njëra anë, rritja e domosdoshme e pagave se pa këtë të gjitha të tjerat janë kot dhe paralelisht me këtë në vazhdim të shpjegimit, vërtet Gjermania ka paga më të larta se këtu, por nuk është aq dallim i madh saç duket kur i shikon nga larg për ata që nisen se mendojnë që paga i thotë të gjitha. Por ka shpenzime të tjera, taksat, qeratë dhe nga ana tjetër Shqipëria nuk është më ajo që ishte disa vite më parë. Fakti që ne sot jemi gati ta bëjmë pagën 900 euro nga 530 euro që e kishim, kjo është dyfishi”, tha ai.

Lexo edhe :  "E keqja vjen nga ata!"/ Njerëzit e pasur kanë shkaktuar dy të tretat e ngrohjes globale

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV