Neranxi thirrje Ramës: “Mbyllni aktivitetet tregtare”,masat e marra nuk mjaftojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe qeverisë të marë vendimin ekstrem për të mbyllur aktivitetet tregtare.

Ai ka kërkuar që të vendoset mospagesa e asnjë takse apo tarife nga ana e biznesit për tre muaj si dhe të subvencionohet nga shteti pagesa e plotë e sigurimeve shoqërore të të punësuarve për të paktën tre muaj.

Duhet parandaluar sipas Neranxit pushimi i punëtorëve nga puna për shkak se pas kalimit të situatës bizneset të goditura nga kriza financiare do të fillojnë me pushimet.

STATUSI I NIKOLLAQ NERANXIT

Thirrje qeverise shqiptare dhe Kryeministrit Rama: “Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni keto masa lehtesuese!”
Ne situaten e krijuar, cdo mase, sado ekstreme ne dukje, sherben per shendetin e popullates. Deri tani masat e marra jane ato te duhurat, por te pamjaftueshme. Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me kryetar Nikollaq Neranxin, beri thirrje dy dite me pare per:

– Lehtesim te barres fiskale!

– Mos aplikim i kamatvonesave ne pagesat e faturave te ujit dhe te dritave.

– Mos aplikim i gjobave per vonesa ne pagesat e TVSh apo tatim fitimit.

– Negocim me bankat per shtyrjen e pagesave te kesteve te kredive.

Falenderojme qeverine dhe Banken e Shqiperise e cila vendosi shtyrjen e shlyerjes se kesteve, me tre muaj, per qytetare dhe biznese.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Duhen mbyllur te gjitha njesite tregtare te pakten deri ne fund te marsit. Cfare kuptimi ka te mbyllesh nje bar dhe te lesh hapur nje parukeri psh!? Mos beni gabimin qe bene italianet te cilet te frikesuar nga fatura financiare, vetem dje e moren kete vendim, qe te lene hapur vetem farmacite, dyqanet e ushqimeve, pikat e karburanteve dhe kioskat. Ate duhet te bejme edhe ne, sepse duke lene hapur cdo dyqan, shpenzimet do te rriten neper spitale me me shume te infektuar dhe nuk fitohet asgje keshtu.

Lexo edhe :  Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Te merren vendime si me poshte:

– Mospagese e asnje takse dhe tarife nga ana e biznesit, per nje afat te pakten 3 muaj.

– Te subvencionohet nga shteti pagesa e plote e sigurimeve shoqerore per te punesuarit, per nje afat te pakten 3 muaj. Pas daljes nga gjendja e emergjences, bizneset do te heqin shume njerez nga puna, si pasoje e krizes financiare. Kjo gje duhet parandaluar. E di qe papunesia nuk duhet te jete shqetesimi i sipermarresve, por i sindikatave dhe shtetit, por ne po bejme detyren tone si qytetare te pergjegjshem.
Sot me shume se kurre merr kuptim fjala solidaritet!

Nikollaq Neranxi

Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise

Të fundit

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV