Ngjarja që tronditi Tiranën/ Eksperti i ekzaminimeve: Fëmijët i morën jetën një fëmije!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. 20-vjeçari Stevens Toshkezi mbeti i vrarë pas një sherri me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Gjatë bisedës në rubrikën “Opinion” eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi theksoi se situate mbetet shqetësuese. Gjithashtu një tjetër shqetësim që trajtoi në studio është fakti se shumë të rinj po mbajnë armë të ftohta.

“Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë. Dhe nuk shoh ndonjë mundësi me të lartë për ta shmangur”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se duke qenë se palët nuk i janë drejtuar policisë dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve.

“Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundit, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha ai.

Një nga autorët është arrestuar, ndërsa autori tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa raportoi se disa ditë më parë, dy autorët janë konfliktuar me viktimën 20-vjeçarin Stivens Toshkezi, një konflikt i ndodhur për një vajzë.

Po ashtu eksperti Rexhepi theksoi: “Zinxhiri ligj-zbatues duhet të jetë në filtra. Një hajdut xhepash bën 3 vjet burg. Për prona 2 apo 3 mln euro prokurori nuk reagon çfarë mund të themi. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm përpara ligjit. Në kuptimin ligjor të fjalës frika ka rënë”.

Të fundit

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

Katër shtetas të marrë të pandehur për një dosje tenderash në vitin 2021, janë njohur këtë të hënë me vendimin e Gjykatës së Posaçme....

Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e Pallatit të Sportit "Farie Hoti"...

Lajme të tjera

Web TV