EMRAT/ KQZ dërgon për verifikim të thelluar kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ ka dërguar për verifikim të thelluar 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë pas verifikimit paraprak të dekriminalizmit.

‘Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimit) në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike”, në vlerësim të përmbajtjes së deklarimeve të bëra nga kandidatët për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme:??

Z. Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca  Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”;

Z. Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”;

Z. Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”;

Z. Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë  Shkodër”;

Z. Erlin Braçja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare për Bashkinë Gramsh”;

Z. Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”;

Z. Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”;

Z. Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë  Lushnjë”;

Z. Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “për Bashkinë Prrenjas”;

Z. Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fier”;

Lexo edhe :  Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Z. Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” për Bashkinë Tiranë”.

Në seancën e sotme publike Komisioner vijoi shqyrtimin administrativ ndaj disa kryetarëve të bashkive dhe personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, për shkelje administrative në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ dhe moskonstatimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9/2020, të Komisionit Rregullator ndaj:

Kryetarëve të bashkive Cërrik, Delvinë, Dibër, Fier, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Himarë, Klos, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Mat, Memaliaj, Rrogozhinë, Konispol, Patos, Përmet, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Elbasan, Korccë;

Drejtorit të Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë;

Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkitë Elbasan, Lushnjë, Berat, Vorë, Gjirokastër, Dibër, Cërrik, Pogradec, Kuccovë, Kamëz, Himarë, Divjakë, Pukë, Finiq, Konispol, Maliq;

Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi konstatimin e shkeljes administrative dhe t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për:

Kryetarin e bashkisë Lushnje gjobë në masën 5 000 lekë

Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lushnjë, gjobë në masën 5 000 lekë

Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Tropojë, gjobë në masën 5 000 lekë.

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV