Zgjedhjet në Kosovë/ Zeka lëshon deklaratën e fortë: Do ketë shpërthim të armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet në veri të Kosovës, që do të zhvillohen ditën e dielë, ishin temë diskutimi ditën e sotme në “Top Talk”, ku me Juli Xhokaxhi, ishin analistët nga Kosova Milaim Zeka e Lirim Krasniqi dhe Adri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK.

Zeka teksa ka komentuar tensionet që mund të ndodhin në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve, tha se atje po shpërthen një revoltë në mënyrë të fshehtë, që sipas tij mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total.

Zeka tha se Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

ZekaSipas meje nuk do duhet të mbahen zgjedhjet sepse nuk ka legjitimitet pasi serbët po i bojkotojnë zgjedhjet. Presim që ka për të pasur zhvillime dramatike në veriun e Kosovës, pasi veriu kontrollohet nga banda serbe nga njerëz të armatosur të Serbisë dhe në çdo moment mund ta destabilizojnë veriun. Është turp që një ministër të brendshëm të thotë që gjendja në veri të Kosovës është shumë e mirë, në kohën kur 600 policë të Kosovës kanë dorëzuar uniformat dhe bojkotojnë institucionet, nuk funksionon gjykata policia. Ajo që qante shumë shqetësuese në veri të Kosovës është fakti që qeveria po e ndjek logjikën serbe të pushtimit të Kosovës para luftës. Prej vitit 90 dri në përfundimin e Luftës kemi pasur një bojkot total të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Millosheviçi ka thënë situate është shumë mirë derisa plasi lufta, të njëjtën gjë po bën edhe Kurtik. Nën gjethen e fikut atje po shpërthen një revoltë e cila mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total. Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

Të fundit

Sulmi ukrainas në aeroportet ruse: Çfarë dimë deri më tani

Aeroportet ushtarake në pesë rajone ruse, përfshirë Siberinë dhe Lindjen e Largët, janë bërë cak i sulmeve të koordinuara...

Bie Monarkia, italianët zgjedhin Republikën

2 Qershor 1946   Më 2 dhe 3 qershor 1946, Italia u përball me një nga momentet më vendimtare të historisë së saj moderne: një...

Djemtë që thyejnë më shumë zemra i përkasin kësaj shenje

E dimë, termi “playboy” nuk është gjithmonë kompliment. Mund të nënkuptojë dikë që ka sukses me gratë, që ka një makinë të shtrenjtë, një...

Endri Rahmani, i diplomuar ekselent në Universitetin e SHBA/Bushati: Krenar për studentët

Është krenari e ligjshme të entuziazmohesh kur dëgjon një lajm të bujshëm transmetuar në medie, për Endri Rahmani studentin shqiptar ekselentë të diplomuar në...

Berisha në gjyq/ Hidhet shorti, Elsa Ulliri gjyqtarja për dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme hodhi shortin për gjyqtarin që do të gjykojë Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë të dosjes së privatizimit të kompleksit...

Lajme të tjera

Web TV