Ndërroi dy taksi deri në Rinas/ Në hetim një anglez, u largua sapo u vra Ardian Nikulaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas anglez dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Anglezi ka qëndruar i vetëm në hotel dhe ka lëvizur rreth zonës së Nikulaj, ku në disa pamje filmike dallohet dukshëm duke luajtur bilardo.

Personi me emër dhe pasaportë angleze është identifikuar dhe rezulton të jetë larguar përmes aeroportit të Rinasit, disa orë pas vrasjes së Nikulaj.

Ky veprim shpjegohet nga ekspertët se mund të jetë një rastësi ose anglezi mund të jetë trembur nga ngjarja e rëndë dhe është larguar.

Por veprimet e tij kanë bërë që të lindin dyshime se mund të ketë lidhje me krimin. Sipas oranews, shtetasi anglez në ikje e sipër ka ndëruar dy taksi. Pas vrasjes ai ka paguar dhomën e hotelit afër komplesit “Coral” dhe është larguar me urgjencë.

Të parën taksi e ka marë në zonën e Shëngjinit me të cilën ka udhëtuar deri në Fushë-Krujë.

Këtu ka lënë këtë taksi, duke rimarë një taksi të dytë dhe me të është larguar në drejtim të Rinasit, ku shfaqet në kamerat e aeroportit duke bërë chekinin dhe larguar në drejtim të Anglisë.

Për llogari të hetimit, prokuroria ka kërkuar permes oficerëve të kontaktit që të ndalohet dhe pyetet ky shtetas anglez, mbi qëllimin e vizitës disa ditore në zonën e Shëngjinit dhe largimit të tij të menjëhershëm, pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV