Zgjedhjet në veri/ Nis numërimi i fletëvotimeve, rezultatet publikohen sonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga procesi i zgjedhjeve në veri.

Ai tha se ky proces nuk ka pasur ndonjë incident të theksuar, dhe se sa i përket anës teknike dhe organizative, gjithçka ka shkuar në rregull.

Tutje ai ka treguar për secilën komunë, numrin e votuesve që kanë marrë pjesë.

“Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, anëtarët e këshillit janë duke e bërë numërimin e fletëvotimit. Nr i qytetarëve që kanë votuar: Leposaviq, 141 votues 1.06%, Zubin Potok 385 votues,8.18%.  Zvecan, 204 votues apo  2.92%. M. Veriut 837 votues 4.62 %”, ka thënë ai.

Radoniqi, bëri të ditur se rezultatet pritet të publikohen pas orës 20:00.

QZ, ka ofruar mundësin dhe kushtet për të gjithë qytetarët për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Falënderojmë policinë, prokurorinë, për angazhimin e tyre. Falënderojmë edhe mediat që kanë njoftuar në kohë reale për zgjedhjet.

Rezultatet do të publikohen pas orës 20:00 ose pak më vonë

Të fundit

Manjani tregon strategjinë e Ramës dhe kritikon opozitën: Nuk dëshirojnë fitoren

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka shprehur kritika të forta ndaj sistemit zgjedhor...

Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë pagane

Që në kohët e lashta, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si...

Horoskopi i ditës, e premte, 14 Mars 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi Është koha e duhur për të propozuar ide dhe projekte të reja. Energjia juaj do të jetë ngjitëse dhe e vlerësuar.Lërini instinktet tuaja t'ju...

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin e saj, Barack Obama. Gjatë episodit...

Lajme të tjera

Web TV