Ja sa mund të zgjasë lufta me koronavirusin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra Kombëtare e Urgjencës ka zhvilluar sot një tender për dezinfektimin e autoambulancave dhe makinave që transportojnë pacientët e infektuar me COVID-19.

Në dokumentet e tenderit, Qendra Kombëtare e Urgjencës sqaron kompanitë se e ka të pamundur të llogarisë numrin e dezinfektimeve, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Urgjenca kërkon që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit 2020, duke parashikuar kështu një luftë të gjatë me virusin që ka alarmuar botën.

Në dokument, urgjenca thekson se shërbimi i dezinfektimit duhet të ofrohet në çdo orë të ditës dhe të natës, sidomos në situata urgjente dhe të paparashikuara.

Dezinfektimi i autoambulancave dhe automjeteve të tjera do të bëhet sa herë që ka raste të transportit të një pacienti të infektuar me COVID-19.

Në datën 9 mars, Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim zyrtar pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në Shqipëri. I pari ishte një 28-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Firence në Shqipëri, duke infektuar edhe babanë e tij.

Sot numri i të infektuarve ka shkuar në 27, ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçare. Ndërkaq, Qendra Kombëtare e Urgjencës ka nisur të marrë masat mbrojtëse për personalin shëndetësor që në datën 6 mars, pra tre ditë para.

Në gjashtë mars, urgjenca është pajisur me maska FFP2, syze mbrojtëse plastike transparente, kominoshe njëpërdorimshme dhe mjete të tjera mbrojtëse të specifikuara kundër Covid-19.

Të fundit

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Lajme të tjera

Web TV